Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Akuzohet se nxori sekretin hetimor, Artan Shkëmbi i drejtohet Gjykatës së Lartë: Më ktheni në detyrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Artan Shkëmbi, ish-numri dy i OFL, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës.

Ai i është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, të cilat kanë pranuar të heqin masën dhe të rikthejnë në detyrë Shkëmbin.

Ky i fundit akuzohet se ka nxjerrë informacione për dy persona që ishin nën hetim, duke dekonspiruar kështu veprimet hetimore të Prokurorisë.

Theksojmë se Artan Shkëmb i ka bërë rekurs edhe ndaj 2 vendimeve të tjera të Gjykatës së Tiranës, të cilat lanë në fuqi masën] e pezullimit të tij nga detyra.

Gjatë ushtrimit të detyrës, autoritetet gjermane i kanë kërkuar Shkëmbit informacion për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, ku bënin pjesë dhe dy shqiptarët Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, por ish-kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img