Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Akuzohet se mori kokainë “live” gjatë spektaklit, fituesi i Eurovision-it do t’i nënshtrohet testit të drogës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Damiano David, vokalisti i grupit “Maneskin”, të cilët fituan Eurovisionin mbrëmjen e djeshme, do t’i nënshtrohet testit të drogës.

David zuri faqet e para të mediave për një ngjarje aspak të zakontë. Një video e cila është bërë virale tregon momentin ku një nga pjestarët e grupit, ai shihet sikur po merr lëndë narkotike gjatë momentit të votimit.

Vokalisti ka ulur kokën në tryezë, gjest i cili është interpretuar nga disa sikur ai po nuhaste diçka, ndaj edhe do t’i nënshtrohet testit të drogës.

Këto akuza bënë xhiron e mediave sociale, mirëpo të gjitha janë përgenjështruar nga Damiano i cili tha se “Unë nuk marr kokainë”.

“Jo kokainë, djema, ju lutem. Unë nuk marr drogë. Nuk ishte kokainë, djema. Thomas theu një gotë”, tha ai duke mohuar të gjitha akuzat.

Më shumë

spot_img
spot_img