Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuzohet se është pronari i kamionit me 400 kg kokainë, reagon biznesmeni shqiptar: Nuk është në pronësi të firmës time, ne s’kemi asnjë mjet transporti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një operacion ndërkombëtar nga DEA në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ditën e sotme në Lipjan është bllokuar një kamion me 400 kg kokainë, i cili ishte nisur nga Brazili dhe kishte kaluar nga porti i Durrësit.

Media kosovare “Insajderi” në një artikull shkruante se pronarët e kamionit me kokainë janë Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria, të cilët janë aksionerë në kompaninë “MC Foods”.

Por Habili në një intervistë për Abc News është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me kamionin. Ai theksoi se kompania e tij nuk ka asnjë mjet transporti, ndërsa shtoi se nga autoritetet nuk ka patur asnjë marrje në pyetje.

“Nuk është në pronësi tonë o vëlla kamioni, nuk ka lidhje fare. Ata që kanë shkruar emrin do të mbajnë përgjegjësi. “MC Foods” ka në Kosovë, “MC Foods” ka në Shqipëri. Është gabim. Ky kamion nuk është në pronësinë e firmës sime.

Nuk kemi asnjë kamion si shoqëri. Ne jemi hapur në tetor të vitit të kaluar dhe nga atëherë nuk kemi asnjë kamion apo makinë” tha Habili.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img