Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzohet se është pjesë e grupit kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet se është pjesë e grupit kriminal, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në qeli Erzen Breçanin, i arrestuar nga operacioni i SPAK pasi akuzohet se ështëpjesë e një grupi kriminal që merreshin më vrasje, të zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “SKY”.

GJKKO ka lënë kështu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.

Erzen Breçani, ish-drejtor i Policisë së Tiranës dhe Dedan Gjoni, shef i Krimeve në Komisariatin nr.6 u arrestuanmë 20 nëntor pranë stadiumit “Air Albania” në prag të ndeshjes së fundit të kombëtares kundër Ishujve Faroe, shkruan newsbomb.al. Breçani dhe Gjoni kanë qenë pranë stadiumit kombëtar duke pritur të shkonin për të parë ndeshjen, mirëpo biletat u mbetën në dorë.

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës gjatë kohës së qeverisë Berisha dhe shefi i Krimeve në Komisariatin Nr.6 akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se janë pjesë e një grupi kriminal që merreshin më vrasje, të zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “SKY”.

Në dëshmi Breçani ka deklaruar se nëse është në burg, është prej djalit të tij, Eralbi Breçani. Ai mohoi të ketë prova për aktivitetin e trafikut të drogës dhe se nuk di gjë se me çfarë merret djali i tij. Para trupës gjykuesemë herët Breçani deklaroi se  se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani duke përmendur edhe aksionet policore dhe personazhet që ka arrestuar.’’

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Gjykata më herët vendosi masë sigurie "detyrim me paraqitje" për Jonida Babameton me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese