Akuzohet se dhunoi foshnjen 18 muajshe, pronari i kopshtit tregon ngjarjen: Pushova edukatoren, ajo më tha më ke hyrë në hak

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 25-09-2020 Akuzohet se dhunoi foshnjen 18 muajshe, pronari i kopshtit tregon ngjarjen: Pushova edukatoren, ajo më tha më ke hyrë në hak Pronari i kopshtit

61 vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i kopshtit privat në Durrës, ku akuzohet se është dhunuar një fëmije 18 muajsh, e ka mohuar këtë akuzë duke thënë se fëmijën se ka prekur me dorë.

Pas denoncimit të bërë nga gjyshja e fëmijës, e cila ka konstatuar shenja dhune te e vogla, Dervishi thotë se ka pushuar nga puna edukatoren.

“Rrinte qante, pak tip grindavece, sepse sapo kishte ardhur. Pas 5 a 6 orësh gjyshja, shkon ke shpia e edukatorës dhe i thotë edukatores, edukatorja i thotë skam gisht fare se jemi 5 veta. I thotë do të fus në burg...

Unë fëmijën se kam prek fare me dorë, vetëm i kam thënë zotëri hajde merre pak se qan. Unë nuk i kam parë shenja fëmijës.

13 vjet që e ushtroj aktivitetin. Asnjëherë ska ndodhur, jam shumë tolerant lekët kur të duan me mi dhonë.

Më tha do shkoj të hënë ta vizitoj vajzën. Meqë ti do shkosh i thashë do të ta paguaj unë, nuk i mori lekët. Kam pushuar edukatoren, ajo më tha më ke hyrë në hak kot”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NGJARJE TRAGJIKE në Librazhd, shkon të punojë por e zë pompa e betonit dhe ndërron jetë
FATURAT/ ERRU i jep të drejtë Veliajt, çmimi i ujit në Pogradec dhe Korçë më i lartë se Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.011192083358765
array(1) { ["section"]=> string(128) "akuzohet-se-dhunoi-foshnjen-18-muajshe-pronari-i-kopshtit-tregon-ngjarjen-pushova-edukatoren-ajo-me-tha-me-ke-hyre-ne-hak-221622" }