Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për 15-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, Gjykata e Shkodrës jep

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 15-vjeçarin Ergys Malaj. Mësohet se ai do të izolohet në një qendër rehabilitimi për të mitur.

I mituri është i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër.

Në dëshminë e tij në polici, Malaj ka thënë se po shkonte të merrte drogë bashke me Mustafën, në momentin kur i ka dalë përpara Ibrahim Lici.

Më pas mësohet se Endri Mustafa e ka lutur që të mos e vrasë pasi kishte fëmijë për të rritur.

Por sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, Lici i ka thënë "Qofsh i Xhenetit" dhe e ka qëlluar për herë të dytë ku e ka lënë të vdekur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll