Ardian Çapja, 53 vjeçari i arrestuar tre ditë më parë nga Forcat Speciale RENEA në Elbasan, do të njihet sot me masën e sigurisë ndaj tij. Ai akuzohet nga Prokuroria se ka urdhëruar vrasjen e babë e bir në vitin 2012, Gentian dhe Nezir Beqiri.
Avokati i Ardian Çapjas, Neshat Thana ka mbërritur në ambientet e Spitalit “Nënë Tereza” ku 53 vjeçari qëndron prej 2 ditësh. Një ditë pas arrestimit ai “u sëmur” dhe u dërgua me urgjencë nga paraburgimi i Elbasanit për në QSUT.
Kreu i fisit Çapja është transportuar në spital pasi ka pasur shqetësime me zemrën dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit “Nënë Tereza”. Aty pritet të mbërrijë pas pak dhe prokurori i Elbasanit Ritvan Sukaj, i cili firmosu urdhër-arrestin për Ardian Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, ky i fundit në arrati.
Menjëherë pas operacionit, prokurori i çështjes Ritvan Sukaj dhe kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi janë marrë në mbrojtje nga Policia, pasi janë shprehur se u rrezikohet jeta.
Senca për caktimin e masë së sigurisë për Çapjan do të mbahet në ambintet e QSUT. Nuk dihet nëse pas dhënies së masës së sigurisë, ai do të transferohet në paraburgim apo do vazhdojë të qëndrojë në spital.
Live Updates