Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan neësbomb.al. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur në 12 shtator 1998.

Pas afro dy vitesh hetime dhe seancash gjyqësore, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën dhe kërkon që Izet Haxhia të dënohet me 25 vite burg. Nga ana tjetër, ish-truproja kërkon lirinë pasi thotë se nuk ka gisht në ngjarjen e ndodhur para selisë së PD.

Kujtojmë se, në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Idajet Beqiri, avokat i Izet Haxhisë ka thënë se klienti i tij do të marrë pafajësinë, ndërsa hodhi akuza ndaj gjyqtarëve të shkallës së parë të cilët sipas tij do të marrin një vendim politik. Pretencën e dhënë nga Prokuroria, Beqiri e quajti si “një njollë e zezë.”

“Prokurori nuk arriti të kuptonte që ka rënë në nenin 79 një qëndrim formal dhe i papërgjegjshëm një qëndrim që nuk reflekton ajo që pritet nga reforma në drejtësi sepse u bë një proces për Izet Haxhinë dhe rolin e tij në krimin e ndodhur në 1998. Kështu që organi i akuzës në vend të merret me këtë gjykim çfarë provash, të analizonte çfarë deklaronte Izet Haxhia. Provat u përjashtuan në mënyrë kategorike dhe Izet Haxhia u përjashtua nga të gjitha rolet.

Këta duan që ta mbyllin gjykimin me një vendimmarrje formale, politike pasi juridik nuk ka fare. Na kanë lënë një periudhë 15 ditore dhe nuk presim asgjë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ajo pretencë e Prokurorisë së Tiranës është një njollë e zezë. Gjykata e Apelit do të vlerësojë me objektiv pasi gjyqet politike këtu kanë marrë fund.

Por ka ende gjyqtarë që presin vetingun, kundër të pafajshme dhe kundër, ata do të pastrohen nga vendimi. Izet Haxhia është i pafajshëm dhe ai do të marrë pafajësinë. Gjykata nuk ka marrë vendimin por dielli duket që në mëngjes është një treshe gjyqësore që ata nuk janë vetvetja janë të komanduar dhe do të japin një vendim i cili nuk gjen mbështetje në ato që u trajtua në gjykim”, tha avokat Idajet Beqiri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img