Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për Sonila Qaton

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për Sonila Qaton

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-ministren dhe ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato.

Gjykata në këtë seancë trupa gjykuese do të njihej me materialet hetimore te prokurorisë dhe pretendimet e pales mbrojtjëse që më pas të vendos nëse do e kalonte çështjen për gjykim apo do ia rikthejë edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar dosjen.

Bëhet me dije se seanca e radhës për Qaton do të mbahet më 23 dhjetor, ndërsa sot është shtyrë pasi mungonte prokurori.

Qato akuzohet për “Shpërdorim detyre”, e cila lidhet me periudhën kur ajo ishte në krye të Autoritetit Rrugor. Tetë muaj pas marrjes së postit, në janar 2019, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen.

Një tender për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë, solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” për mashtrim në dokumentet prokurimit; ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, për favorizim të një prej konkurrentëve.

Të pandehur në lidhje me këtë çështje janë marrë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll