Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Akuzohet për publikim të “fake news”, gazetarja ruse tenton t’i jap fund jetës duke prerë damarët në burg

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja ruse Maria Ponomarenko, e arrestua në prill me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse dhe për lajme “të rreme” në mediat sociale për luftën në Ukrainë, ka tentuar të vetëvritet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetarja ka tentuar të vetëvritet duke pretë damarët, si shenjë proteste për burgosjen e saj para se t’i bëhet gjykimi.

Gazetarja i tha gjykatës rajonale të Altait më 16 shtator se ajo vuan nga depresioni, klaustrofobia dhe çrregullimi i personalitetit dhe për këtë arsye duhet të transferohet në arrest shtëpiak për të qenë me vajzat e saj, por gjykata e hodhi poshtë ankesën e saj dhe e la në paraburgim deri në të paktën 29 shtator.

“Të vendosem në një qeli me dritare të mbuluara me letër, unë e konsideroj torturë. Unë nuk imponoj asnjë rrezik për shoqërinë. I vetmi person që mund t’i shkaktoj dëme për shkak të depresionit jam unë,” tha Ponomarenko në seancë.

Ponomarenko, e cila është nënë e dy fëmijëve të vegjël, mund të dënohet me 10 vjet burg për një postim në Telegram në lidhje me sulmin ajror rus. Ajo shkruante se Rusia sulmoi një teatër në Ukrainë më 16 mars, ku u shkaktuan qindra viktima, civilë.

Një ligj rus i miratuar në fillim të marsit dënon shpërndarjen e raporteve “të rreme” që supozohet se “diskreditojnë forcat e armatosura”.

Më shumë




spot_img






spot_img