Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Akuzohet për ngacmim seksual, drejtori i televizionit në Gjirokastër përballet me nënën e minorenes: Vajzën tënde e kanë ngacmuar më keq dhe kam video

spot_img

Lajme të ngjashëm

63390a5431451b5b5910af993bb3d253

Drejtori i televizionit lokal në Gjirokastër, Aristotel Petro është akuzuar për ngacmin seksual ndaj vajzave minorene që i punësonte.

Ditën e sotme ai është përballur me nënën e vajzës, të cilën pretendohet se ai e ka ngacmuar.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Petro dhe nëna e vajzës hodhën akuza të forta kundrejt njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda:

Petro: Para se të bënte kallëzimin nëna e vajzës duhej të vinte te unë të fliste.

Nëna: Duhej ti të kërkoje falje, duken qartë gjërat që shikohen në video. Po të ishe ti në vendin tim, çfarë do të bëje?

Petro: Keni marrë ndonjë lek për të bërë kallëzim në polici

Nëna: Jo, jo, jo.

Petro: Nëse unë të tregoj një video kur vajzën tënde e ngacmojnë më keq se unë dhe ai është ai që ka bërë videon, do e kallëzosh në polici?

Nëna: Sigurisht që po

Petro: Nuk jam person i tillë siç mendon ajo. Ka marrë para dhe e di se nga kush i ka marrë.

Nëna: Çfarë duhej të veproje në këto momente, nëse do ishe në vendin tim?

Petro: Unë disa gjëra po deshe ti them personalisht, se nuk ti them këtu në publik se më vjen keq për vajzën. Të kam thënë mbaje vajzën afër, e tani ajo vuan. Ajo është vajzë e mirë, e kam trajtuar si vajzën time.

Nëna: Vajza ime ka punuar, dilte në terren me mikrofon. Ka punuar 1 muaj e gjysmë apo dy muaj. E kam takuar nga afër dhe i kam thënë largoje nga këtu se dënohesh, se ajo është minorene. Nuk e di, ai ka dhënë lek apo jo.

Kam videot e terrenit. Nuk ka marrë rrogë. I kam thënë hiqe se është e vogël për të punuar aty. Jam e ndërgjegjshme në atë që them.

Petro: Ka qenë në provë, nuk ka qenë me pagesë. Nuk ka punuar fare.

Më shumë

spot_img