Mbërrin në Prokurori pas thirrjes së dy ditëve më parë anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj.
Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim ndaj Hamitaj pasi u denoncua nga PD se ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.
Sipas demokratëve, certifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, mban datën 6 prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.
Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojë procedurat disiplinore për shkarkimin e Lulzim Hamitaj.