Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Akuzohet për dy vepra penale, dënohet me 6 muaj burg ish-deputetja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë për ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina.

Ajo ka pranuar akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe atë të sulmit ndaj zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të 11 gushtit 2016, Shqipe Pantina akuzohet se me 27 shkurt 2016, rreth orës 16:30, në sallën e punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar një bombol gazi lotsjellës, të cilën ka tentuar ta ndezë në ulësen ku ishte e ulur afër grupit të vet parlamentar dhe e njëjta i është konfiskuar nga ana e policisë.

Ish-deputetja e LVV akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, akuza e dytë ka të bëjë me sulmin e saj ndaj personave zyrtar policët Valdete Gubetini dhe Fikrije Rashica, të cilat ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, derisa të dëmtuarit ishin duke u përpjekur që të pandehurës t’ia marrin bombolën e gazit lotsjellës nga dora, dhe polices Valdete Gubetini i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img