Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Akuzohet për dhunë dhe përdhunim, arrestohet sulmuesi i Manchester United

Lajme të ngjashëm

Arrestohet sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, pas akuzave për dhunë dhe përdhunim nga ish e dashura e tij.

Policia britanike konfirmoi se talenti 20-vjeçar është nën arrest, vetëm pak orë pasi ekipi vendosi ta përjashtojë për një kohë të pacaktuar.

Arrestimi i tij vjen pas postimit të një sërë fotografive dhe videove nga ish e dashura e Greenwood në rrjetin social Instagram, ku ajo shfaqej e gjakosur dhe me shenja dhune në trup duke pretenduar se ishte abuzuar prej tij.

“Policia u njoftua më herët sot për imazhet dhe videot në media sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike. Një hetim u nis dhe pas hetimeve mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim”, tha një një deklaratë për media policia britanike.


Më shumë