Policia e Pogradecit njoftoi këtë të shtunë se një 29-vjeçar, me inicialet K.T është ndaluar nga efektivët pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare. Kjo e fundit gjatë dëshmisë së dhënë në Komisariat ka deklaruar se me 29-vjeçarin prej dy vitesh ishin në një lidhje.
Ndërkohë, së fundmi të tjera detaje kanë dalë nga kjo ngjarje. Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi K.T bashkëjtonte me të miturën.
Referuar të dhënave nga blutë e Pogradecit kallëzimin lidhur me këtë rast e ka bërë nëna e 12-vjeçares, e cila ka bashkëjtuar me babanë e 29-vjeçarit dhe me vajzën e saj.Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e të dy palëve për të krijuar këtë lidhje.
Kujtojmë se rasti u bë publik ditën e sotme. 29-vjeçari, banues në fshatin Vërdovë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologes pranoi para efektivëve se kishte një marrëdhënie me të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia më herët.