Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

“Akuzohesh për ‘pushtim toke’”, ARRESTOHET biznesmeni që po ndërtonte ‘beach bar’ pa leje në Velipojë (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në Velipojë Policia arrestoi pronarin e një objekti në ndërtim.

Autoritetet thonë se biznesmeni Selami Hoxha po ndërtonte pa leje një “beach bar” me konstrukut druri.

Si pasojë është vënë në pranga. Ai akuzohet për “ndërtim pa leje” dhe “pushtim toke”.

Njoftimi i policisë Shkodër

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Po ndërtonte pa leje një beach bar, vihet në pranga pronari i objektit.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img