Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohen se vranë babë e bir në Elbasan, dërgohet për gjykim në GJKKO dosja e Ardian dhe Florenc Çapjas

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohen se vranë babë e bir në Elbasan, dërgohet për

Dërgohet për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes.

Burime për mediet bëjnë me dije se gjithashtu si të pandehur janë thirrur Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.

Ndërkohë, pritet që të merret edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit, i cili ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit.

Olsi Leka nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku edhe ndodhet i arrrestuar, ndërsa mësohet se e njëjta masë pritet të merret ndaj ndaj Florenc Çapjas, i cili ndodhet në Dubai, pasi është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi.

Organi i akuzës i akuzon Ardian dhe Florenc Çapja për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër 2 ose më shumë personave, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe “Kryerja e veprave penale” në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll