Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohen se vodhën paratë që qytetarët dhanë për Komisariatin, arrestohen 14 policë e ish-drejtues në Shkodër (EMRAT - FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Katërmbëdhjetë efektivë në detyrë dhe të tjerë të larguar nga Policia, janë arrestuar pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër. Mësohet se ata akuzohen për abuzim me një tender për rikonstruksionin e Komisariatit të Malësisë së Madhe.

Operacioni është kryer në bashkëpunim nga Prokuroria e Shkodrës dhe Drejtoria e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pasi nga hetimet ka rezultuar se policë, drejtues e ish-drejtues, janë përfshirë në abuzim me këtë tender të tre viteve më parë.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për një prokurim publik të vitit 2019. Madje, në ceremoninë e inagurimit të Zyrës së re për Shërbimin ndaj Qytetarëve në Komisariatin e Malësisë së Madhe ka qenë dhe vetë ministri i Brendshëm i kohës Sandër Lleshaj.

  • Deri tani mësohet se kanë rënë në pranga: Luida Ujka, Xhavid Isufi (specialiste rendi), Mustaf Ishmaku, Arsenida Hadri, Saimir Rrustemi (shef i Krimeve) dhe Rudina Keçi, me detyrë specialiste finance në Policinë e Shkodrës.

Projekti për rikonstruksionin e godinës së Komisariatit të Policisë është financuar nga kontributet vullnetare të investitorëve, nga komuniteti i biznesit dhe vetë qytetarëve të zonës. Pritet që në vazhdim vetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë me njoftim zyrtar për rastin.


"[...] sigurisht që nuk na keni bërë më të pasur seç ishim, as ju nuk jeni bërë më të varfër nga ç’ishit, por keni dhënë një mesazh të mirë që: nëse ne duam ta ndërtojmë dhe përmirësojmë jetën tonë, ne duhet të punojmë bashkë dhe besoj që dhe strukturat e policisë do të dinë ta vlerësojnë kontributin tuaj, gjestin tuaj dhe ta kthejnë atë që ju keni investuar në këtë Komisariat ta kthejnë si shërbim ndaj qytetarëve të Malësisë së Madhe", ka thënë ministri Lleshaj në atë kohë, në ceremoninë e inagurimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll