Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohen se përdhunuan dy vajza në Berat, 40 ditë paraburgim për të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohen se përdhunuan dy vajza në Berat, 40 ditë paraburgim

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka caktuar sot masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për dy të arrestuarit të cilët dyshohet se kanë përdhunuar disa ditë më parë dy të reja në Berat një 19-vjeçare dhe një 16-vjeçare.

Gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të dy djemve, ka vendosur për ta masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 40-ditë, deri në mbërritjen zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat

Dy të arrestuarit që akuzohen për përdhunim janë Andon Shoshari 20 vjeç dhe Ardit Nano 33 vjeç.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë mohuar sot në Gjykatë akuzën e përdhunimit, ndërsa kanë thënë se dy vajzat kanë dhënë dëshmi të rreme në polici.

Të njëjtin pretendim me dy djemtë ka bërë edhe nëna e 16-vjeçares, Rudina Zarellari, e cila ka thënë për mediat se gjithçka është gënjeshtër nga dy vajzat.

Sipas saj e bija është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qenë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese