Hapësire reklamuese

Bota

Akuzohen se përdhunuan 29-vjeçaren, shqiptarët në gjyq: Na ftoi vetë për seks tresh (NGJARJA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Dy emigrantë të paligjshëm u dënuan dje për përdhunimin e një 29-vjeçareje në një banesë në Glasgow. Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç, i cili njihet edhe si Leo Baga, u shpallën fajtorë në Gjykatën e Lartë në Glasgow.

Në dëshminë e viktimës, u tha se dy shqiptarët ia hoqën me forcë rrobat 29-vjeçares, u përleshën me të dhe më pas e dhunuan. Sulmi seksual u bë në 9 Janar, vitin e kaluar, në një banesë në Glasgown lindor.

Ngjarja

E abuzuara dhe një shoqe e saj po pinin në një pijetore kur takuan dy të akuzuarit. Viktima mendoi se ajo e njihte njërin nga burrat sepse ai ngjante me një të njohur që punonte në një dyqan në Glasgow.

Gratë biseduan me të akuzuarin dhe më pas shoqja e viktimës i ftoi ata në shtëpinë e saj. Në një moment viktima shkoi në dhomën e gjumit të saj dhe të dy burrat e ndoqën dhe e dhunuan. Shoqja e saj, e cili ishte akoma në banesë, thirri policinë dhe ata kur mbërritën e gjetën 29-vjeçaren në rrugë. Ajo tha se Griselt Maranaku ishte akoma në banesë.

Maranaku pretendoi se kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gruan. Të akuzuarit thanë se viktima i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një marrëdhënie treshe. Të dy burrat mohuan të kenë përdhunuar gruan.

Sondazh

Poll