Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohen për pastrim parash, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 persona, të cilët akuzohen për pastrim parash.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, kalon për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu të dorëzuar për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.