Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Akuzohem pse akoma askush nuk është në burg’, Rama: S’na mbetet gjë tjetër veçse të ulim kokën, e nesërmja do të na japë të drejtë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_208153" align="alignnone" width=""]Edi Rama, kryeminister[/caption]

Kryeministri Edi Rama e hapi vetë Asamblenë Kombëtare të PS përmes një fjalimi të gjatë që ka nisur me studentët.

 

Ndërkaq, Rama nuk ka lënë pa përmendur as akuzat që bëhen në drejtim të tij, sa i takon faktit që askush nga të shumëpërfolurit si “peshq të mëdhenj” nuk është në burg.

“Sot unë akuzohem pse akoma askush nuk është në burg, pse drejtësia është e padrejtë pse prokurorë e gjykatës vazhdojnë të godasin të drejta e të rrëmbejnë shpresa njerëzish, mirëpo nga ana tjetër jemi në një kohë të ndërmjetme dhe s’na mbetet gjë vecse të ulim kokën e të punojmë me bindjen se e nesërmja do të na japë të drejtë”, u shpreh shefi i qeverisë.

“Nga ana tjetër është shumë e qartë se ajo që ka prekur botën, ka prekur edhe realitetin tonë. Për pak ditë hyjmë në vitin e ri ku 16 mijë vetë do paguajnë 300 mijë lekë taksa më pak në vit në një vend ku cdokush ankohet se po mbytet me taksa dhe se taksat po i nxijnë jetën. fakti është që sot puna në Shqipëri taksohet 5. 5%, dje 10 %.

11 mijë biznese do paguajnë 3 herë më pak tatim fitimi nga janari që vjen dhe tavani i biznesit te vogël do shkojë nga 80 në 140 mijë dollarë.

Më parë paguanin 15% nga 1 janari do paguajnë 5 %.

Në 1 janar nuk ka më taksë mbi vlerën e shtuar mbi imputet bujqësore. Fermerët do kenë kosto të ulëta të prodhimit.

Leku s’ka qenë ndonjëherë më i fortë se sot në treg”, listoi Rama si arritje të qeverisë së tij ndërsa u ndal edhe te shifrat e udhëtimeveve të shqiptarëve që siç u shpreh ai, tregojnë gjendjen financiare.

“Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri janë rritur me 158 mln euro krahasuar me vitin e shkuar dhe në 5 të ardhurat janë rritur me 55%, sipas BSH ashtu sikurse po sipas BSH shqiptarët udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë shtetit dhe kjo pasqyron gjendjen e tyre financiare. Këtu nuk llogariten ata që vijnë e ikin por ata që jetojnë këtu”, tha më tej kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese