Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuzat tronditëse të Meghan për familjen mbretërore, flet i ati: Gjepura! Unë kam shumë respekt për mbretërit, s’janë racistë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5edcecdf6f6045d8528db693ce074894

Intervista e ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën, por sidomos Pallatin Mbretëror, ndaj të cilit Meghan ngre akuza të forta.

Lidhur me këtë intervistë, ka folur dhe babai i saj, Thomas Markle, i cili i cilësoi akuzat e ngritura nga Meghan dhe Hary për Pallatin Mbretëror, si gjepura.

Duke folur për “Goodmorning Britain”, ai e mohoi që familja mbretërore të jetë raciste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote sipas tij.

“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore Britanike është aspak raciste. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”, tha ai.

Thomas Markle ka treguar se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me paparacin para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij Archien, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin.

“Të gjithë bëjmë gabime, por unë nuk kam luajtur kurrë i zhveshur në pishinë dhe nuk jam veshur kurrë si Hitleri siç bëri Harry”, tha ai.

Babai i Meghan foli edhe për faktin që e bija ka pasur mendime për të vrarë veten.

“Më mërziti vërtetë. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua, pjesëtarë të tjerë të familjes, që ajo pretendon se nuk i njeh”, është shprehur Thomas Markle.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img