Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Akuzat se nuk ka helikopterë për zjarret, reagon Edi Rama: Janë të njëjtët shqipo, bëjnë vetëm llafe

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga politika, se Ushtria shqiptare nuk ka helikopterë për të shuar zjarret në Ishullin e Sazanit. Sipas tij, këto janë llafe që bëhen nga “të njëjtët shqipo”.

Në një reagim të dytë në Facebook, në më pak se dy orë, Rama thotë se edhe Athina e Stambolli janë në të njëjtën situatë me zjarret. Më parë, kryeministri ndan fjalën e ministrit Peleshi dhe pamje nga ajri mbi Sazan.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkruan Edi Rama.


Çfarë publikoi më parë Edi Rama, fjala e Peleshit:

 “Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje. I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”


Më shumë