Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat për vrasje dhe tortura gjatë luftës, Kokëdhima apel Thaçit: Jep dorëheqjen! Shko në Hagë si qytetar i lirë

Shkruar nga Newsbomb
Koco Kokedhima

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqjen dhe të përballet me akuzat e Tribunalit të Hagës si qytetar i lirë.

Ai ka sjellë shembullin e Ramush Haradinajt, i cili u dorëhoq dy herë nga posti i kryeministrit, më 8 mars 2005 dhe 19 korrik 2019, pas akuzave nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Është radha e Hashim Thaçit që të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti i presidentit për t’u përballur me akuzat e Hagës si qytetar i lirë, duke mos përdorur postin dhe ruajtur nderin e shtetit që përfaqëson. Ka shansin e artë që, bashkë me rrëzimin e akuzave për krime, të bëjë edhe ato që i janë faturuar për përdorimin e detyrës së lartë shtetërore për të nënshkruar marrëveshje në dëm të Kosovës”, thotë më tej Kokëdhima.

Postimi i plotë i Kokëdhimës: Thaçi të përballet me Hagën si qytetar i lirë; Ramush Haradinaj u dorëhoq dy herë nga posti i kryeministrit, më 8 mars 2005 dhe 19 korrik 2019, pas akuzave nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Shprehej se kështu ruante nderin e qeverisë dhe të shtetit e që Kosova të mos paguante një çmim të rëndë për njohjen e saj nëpër botë. E bëri dhe u kthye kryelartë për ta lënë vlerësimin në dorën e popullit.

Është radha e Hashim Thaçit që të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti i presidentit për t’u përballur me akuzat e Hagës si qytetar i lirë, duke mos përdorur postin dhe ruajtur nderin e shtetit që përfaqëson. Ka shansin e artë që, bashkë me rrëzimin e akuzave për krime, të bëjë edhe ato që i janë faturuar për përdorimin e detyrës së lartë shtetërore për të nënshkruar marrëveshje në dëm të Kosovës. Pa merak, nëse do që të rikthehet në postin e presidentit, sepse do të arrijë t’i mbledhë 61 vota në Kuvendin e Kosovës, siç u bënë për të votuar një qeveri humbësish që nuk ka marrë bekimin e zgjedhësve të Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu