Hapësire reklamuese

Bota

Akuzat për vjedhje votash, OSBE/ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara cënojnë besimin te institucionet

Shkruar nga Newsbomb

Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) kritikoi pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me  vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA.

"Pretendimet e pabazuara të mangësive sistematike, veçanërisht nga presidenti në detyrë, natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike," tha raporti, nga Zyra e OSBE-së.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se asnjë politikan dhe asnjë zyrtar i zgjedhur , nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush,  asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet  Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

Kujtojmë që mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 50.4% të votave në krahasim me 48% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 72,077,457 vota për Joe Biden dhe 68,601,159 për Donald Trump.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.