Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Akuzat për trukim në Stuttgart-Laçi, gjermanët i lënë fajin kurbinasve

Shkruar nga Newsbomb

Klubi gjerman ka reaguar me një deklaratë zyrtare mbi trukimin potencial, duke cituar fjalët e manaxherit të Ligës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig që lë fajin te Laçi.

Sipas informacioneve të gazetës gjermane ‘Bild’, që ka zbuluar faktin se ndeshja Stuttgart-Laçi është nën hetim për manipulim, del se i rrezikuar i vetëm është ekipi kurbinas. Skuadra shqiptare ka luajtur për gjysëm ore mjaft mirë, duke i lënë gjermanëve vetëm një rast shënimi. Më pas ka hapur portën, në pjesën e dytë mbi të gjitha, sipas gazetarit gjerman në takim.

“Nuk e dija që ishte fjala për manipulim. Në fillim mendova që Laçi ishte thjesht shumë i dobët”, – tregon gazetari. Dhe trajneri i Stuttgart Stevens, pas ndeshjes deklaroi se në ndeshjen e rradhës ‘shpresoj një skuadër më të fortë.

Sportradar, që kontrollon për Federatën Gjermane tregun e basteve, deklaron se shuma shumë të mëdha janë luajtur për një fitore të thellë të Stuttgart.

Klubi gjerman ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke cituar fjalët e manaxherit të Ligës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig :

“Sistemi i kontrollit të kompanisë së nënkontraktuar nga ne, Sportradar, ka vënë re për këtë ndeshje një sjellje jo normale në kompanitë e basteve dhe ndryshime të habitshme kuotash. Vfb Stuttgart, Federata Gjermane dhe prokuroria u njoftuan për një mundësi manipulimi të një ndeshjeje ndërkombëtare miqësore gjatë fazës përgatitore të Stuttgart në Portugali”.

“Nuk ka asnjë dyshim mbi Stuttgart. Përkundrazi, nëse dyshimet për manipulim janë të vërteta, Stuttgart do të ishte viktima, pasi mori pjesë në një miqësore nën kushte të parregullta”, – tha Rettig.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese