Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Akuzat për shitjen e detit, Rama kundërpërgjigjet ashpër: Llumi nacional-folklorik është derdhur sërish, gjeti sheshin për përsheshin e tij

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

52d97b687d7db2c7a1e13a6408a7cfd5

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për shitjen e detit te shteti grek, ku me një postim në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur opozitës.

Ai i quan llum nacional-folklorik, duke shtuar se kjo është një marrëzi për përfitime politike, ndërsa shprehet se se e drejta e 12 miljeve ushtrohet vetëm aty ku është e mundur.

“Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!

E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!

Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij”, shkruan Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img