Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuzat për shitblerje të votave, zhvillohet seanca për ‘Dosjen 184’, , pritet vendimi nëse do të kalojnë për gjykim 4 të pandehurit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cf397a69e7e3ff0f9b84102fa0e3e232

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës për ‘dosjen 184” pas hetimeve për shitblerje të votës.

Në seancën e sotme marrin pjesë vetëm 2 nga 4 të akuzuarit. Ato janë ish drejtori i arsimit Drini Gjeci dhe ish administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatë.

Në këtë seancë ptitet të merret vendimi nëse çështja do të shkojë për gjykim ose do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë në një intervistë për “faxneës” avokati i Kryetarit të Bashkisë Dibër, shprehet se klienti i tij sipas përgjimeve të prokurorisë nuk ka kryer asnjë veër penale.

“Ato i ka vlerësuar prokuroria dhe ka konstatuar se nuk kanë kryer vepër penale. Dionis Ymeraj nuk ka kryer vepër penale. Klientët e mi nuk mund të jenë të pranishëm në seancën e ditës së sotme pasi ata janë në punë”, tha avokati.

Kujtojmë se dosja 184 kaloi disa herë nga Dibra në Tiranë, tek Krimet e Rënda, në SPAK.

Si përfundim, SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.

Të pandehurit janë Robert Aga ish shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img