Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Akuzat për punësimin e të afërmve në administratë, Çun Lajçi i kthehet ashpër Albin Kurtit: Ndalu burr, as në dasma nuk thirren veç familjarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej ditësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti po akuzohet nga kundërshtarët politikë se në administratë ka punësuar të afërmit e tij.

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, në një postim në rrjetet sociale, ka sulmuar kryeministrin, teksa shprehet se Kurti duhet të ndalet me këto punësime, pasi duhet të mendojë edhe për popullin. Sipas tij, edhe në dasma nuk thirren veç familjarët.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Albin bre, Nanë-nanë, veç mbuloi vegët pak, se marre po na vjen neve “djemve tu” që s’i kursyem do vota! Ç’janë këto punësime nipash e mbesash?

A s’po gjenë kurbana n’vathat e koishive, që je turrë veç n’vathën tande a? Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët! Qellon me qenë edhe ndonji i katundit tjetër! Bile bile, edhe bajraktar e bajnë!

Unë veç për teatër po t’them,( ani pse e mbeshtes gjeneratën e re) por mos thoni se qajo Shkurta e juve asht eksperte, se boll plak jam, veç vallahi pak kush m’afrohet!

E mos t’flasim për Enverin, Fadilin, Agimin, Bislimin… eh edhe sa e sa janë! Tash na s’mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n’zinxhirin tand! Ndalu burr, se deri ti bish livadhit n’fund, t’çkyhen pantollat e b…t!

Më shumë




spot_img








spot_img