Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Akuzat për përfitim financiar dhe bashkëpunim me Ramën, Kadilli: Basha të dalë dhe të sqarojë publikun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar sot se kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha duhet të japë llogari para shqiptarëve, për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare apo aludimet që hidhen se bashkëpunim me kryeministrin Rama.

Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se Basha e ka detyrim ndaj demokratëve dhe popullit pasi në të kundër nuk mund të dalë e të kërkojë besimin e tyre për qeverisjen në të ardhmen. Kadilli tha se çdo hije dyshimi që ngrihet për liderin i kemi bërë dëm opozitës.

“Ajo që është më e rëndësishme është që lideri i opozitës dhe figurat e saj duhet te jenë të pastra 100 % dhe të kujdeset në çdo veprim të jetës së tyre publik he të jenë larg konfliktit të interesit dhe përftimit te vërtet dhe aparent, një lider opozite duhet të jap mesazhin e vërtetësisë dhe të pastërtisë politike e financiare apo të konflikti të interesave. Sa here ngrihet një hije dyshimi i kemi bërë dëm opozitës, ne duhet të jemi të pastër para publikut, nuk është vetëm një ngjarje dhe Basha ka disa akuza të shpeshta dhe Basha duhet të sqarojë publikun dhe po se besuan atë të ndershëm nuk e konkurron dot Ramën në korrupsion”, tha Kadilli.

Kadilli hodhi akuza të rënda ndaj Bashës duke thënë se po jep tituj e funksion pa kufij në PD, ashtu sikurse Meta në Presidencë duke dhënë dekorata pa kufij.

“Demokratizimi i partisë nuk bëhet duke shtuar anëtarësinë apo dhe poste dhe dekorata duke shtuar ofiqet emërton dhe jep tituj njerëzve në PD, si presidenti që jep dekorata ka kufij. Por partia nuk ka nevojë për tituj dhe dekorata, por ka nevojë për frymëzim dhe moral politik”- tha Kadilli.

Më shumë

spot_img
spot_img