Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Akuzat për parcela me hashash, reagon Shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës: Erdhën grupe nga Tirana, kontrolluan dhe nuk gjetën gjë

Lajme të ngjashëm

Bardhyl Saliu, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, ka reaguar pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Mark Zhuri. Ky i fundit ka bërë kallëzim në Prokurori dhe i ka dërguar një shkresë Ramës, ku thotë se shefi i Policisë mes 4 mijë euro për një parcelë me hashash.

Në një reagim për Ora News, shefi Bardhyl Saliu ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe për këto, ai ka bërë një kallëzim penal në Prokurori më datë 9 shtator 2022, ndaj Sekretarit të Bashkisë, Mark Zhuri.

Referuar deklarimit të tij në media, Sali është shprehur se grupe të posaçme policore kanë shkuar nga Tirana në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kanë kryer kontroll të imtësishëm të territorit. Shefi i Komisariatit thotë se nga këto kontrolle nuk ëhstë evidentuar asnjë parcelë.

“Nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional”, ka thënë kryepolici.

Nga ana tjetër, Mark Zhuri i cili ka qenë për katër mandate kryetar i Komunës Temal, më pas administrator dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, është shprehur sot për mediat se ka pasur dhe komunikime me kreun e AMP Ardi Veliu, për rastin.

Lexo edhe: Zyrtari i Bashkisë i dërgon letër Edi Ramës: Shefi i Komisariatit ka mbushur Vaun e Dejës me drogë, merr 4,000 euro për parcelë


Më shumë