Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuzat për mjekët, flet Perlat Kapisyzi: Bluzat e bardha po nëpërkëmben. U emocionova kur pas dere dëgjova infermierin, “gjysh ha edhe dy lugë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

311f487375d1878995b029ba7af0371b

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlkat Kapisyzi, foli për situatën pandemike në vend, ku tha se gjendja është e rëndë, po sipas tij jo kritike.

Ai tha se urgjencat janë përgjysmuar, teksa shtoi se njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe po mbajnë maska.

I pyetur sesi i komentonte akuzat dhe denoncimet e qytetarëve, lidhur me shërbimin e infermierëve ndaj të afërmve të shtruar, Kapisyzi tha se bluzat e bardha po nëpërkëmben, pasi sipas tij ata po bëjnë sakrrfica të mëdha duke u shërbyer pacientëve të shtruar.

“Situata është e rëndë, por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat, Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre”, u shpreh mjeku Kapisyzi.

Pyetje: Akuzat për shërbimin e infermierëve?

Kapisyzi: Një infermier ka pesë pacientë. Puna është në ekip, infermieri ndihmon kolegun. Unë kam qenë pas derës dhe jam emocionuar, kur dëgjoja infermierin që i thoshte: “edhe dy lugë gjysh”. Si mundet të nëpërkëmben këta infermierë me këto sakrificë që ata po bëjnë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img