Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat për lidhje me McGonigal/ Rama i përgjigjet opozitës: S'kanë qenë kurrë më të MJERË dhe të degraduar, gënjeshtrat që lëshojnë në ajër s’kanë qenë kaq të QAMETSHME!

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat për lidhje me McGonigal/ Rama i përgjigjet opozitës:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish opozitës për akuzat ndaj tij, lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Kreu i qeverisë shkruan se "kurrë më parë opozita nuk ka qenë kaq e mjerë dhe e degraduar". Sipas tij sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetët e opozitës kërkuan me ngulm që Rama të shkonte në Kuvend dhe të  jepte sqarimet e tij, lidhur me çëështjen zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, por  ai nuk u paraqit as në seancën e djeshme plenare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll