Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Akuzat për korrupsion nga diplomati dhe gazetari paraguajan, reagon Alibeaj: Histori shpikjesh dhe trillimesh! Të mësohen me faktin se ka edhe politikanë të pashantazhueshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për herë të parë pas akuzave nga një gazetar dhe një diplomat në Paraguaj, të cilët e akuzonin Alibeaj për korrupsion.

Një person që pretendon se është gazetar në Paraguaj, Pedro Escobar Medina ka publikuar një postim në rrjetin social Tëitter, ku kërkon nga Ministria Publike në shtetin e tij të hetohet mbështetja që ekonomisti Carlos Fernández Valdovinos ka dhënë ndaj deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se këto janë histori të trilluara dhe të shpikura, teksa shtoi se njërëzit duhet të mësohen edhe me faktin se ka politikanë të pashantazhueshëm.

“Histori shpikjesh dhe trillimesh. Duhet të kësh fantazi të sëmurë që të shkosh deri në Paraguaj. Do të duhet të mësohen me faktin se mund të ketë edhe politikanë të pastër dhe të pashantazhueshëm”, tha ai.

Është e paqartë se për çfarë e akuzojnë konkretisht dy paraguajanët Alibeajn. Theksojmë se dy profilet e personave të përmendur më lartë janë të paverifikuar në Tëitter, dhe se me emrin Blas Oddone ekziztojnë të paktën 3 profile të njëjta, duke ngritur dyshimet se mund të jenë të rreme.

Më shumë


spot_img









spot_img