Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku nuk ka preferuar të japë një opinion për paraardhësin e saj Adriatik Llalla, por tha se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ishte i rëndë.
E pyetur nga gazetari Sokol Balla se nëse po hetohet lidhur me akuzat për përfshrje në korrupsion të madh që DASH ka bërë për Llallën, Marku u përgjigj duke thnënë se “Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji”.
A keni ju një opinion për paraardhësit tuaj?
Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time dhe në etikë që të jap një opinion
A keni një opinion për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?
Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them
Si u ndjetë kur mësuat për heqjen e vizës nga SHBA?
Të tjem të drejtën jam ndjerë shumë keq..është një vendim i rëndë.
DASH tha që do ishte i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë nëse hap një hetim për të…
DASH është teguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm
A po hetoni ju?
Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji.