Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Akuzat për ish-anëtarët e UÇK, reagon Vetëvendosja: Dorëheqja e Thaçit e duhur, por e vonuar

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një reagimi zyrtar, ata thonë se dorëheqja e Thaçit ishte një veprim i duhur, por që është i vonuar, pasi sipas tyre presidenti duhet të vepronte që kur erdhi lajmi për akuzat.

“Dhjetë vjetët e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lëvizja vetëvendosje thotë se institucionet e Kosovës nuk janë në gjendje që të mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pasi sipas tyre "keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll