Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzat për fotot e heronjve në Bulevard, reagon Braçe: Nuk ka asnjë lapsus apo provokim, s'e kisha menduar kurrë sulmin ndaj Qemal Stafës

Shkruar nga Newsbomb

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas debateve historike për figurat e komunistëve të varur në bulevardin kryesor të Tiranës, si heronj populli.

Në një postim në Instagram, Braçe thotë se ata persona i bëri heronj lufta dhe jo qeveria, teksa thotë se nuk e kishte menduar një reagim kaq “kriminal” ndaj figurave të tilla, ku përmend Qemal Stafën.

Sipas zv.kryeministrit, “nuk ka asnjë lapsus apo provokim në listën e heronjve”

Reagimi i plotë:

HERONJTE I BERI LUFTA,

JO QEVERIA!

NUK KA SOT SI ATA!

KRIMINAL, I PATOLERUESHEM,

SULMI MBI HERONJTE E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE!

LUFTA E NDYRE KUNDER LUFTES,

NUK E ZHBEN DOT, NUK E TJETERSON,

E BEJNE TE PERJETSHME HERONJTE,

DEJTESIA E VETE LUFTES!

Qysh para se te vendosnim ne

bulevardin #DESHMORETEKOMBIT,

portretet e 99 #HeronjveTeLuftes,

e kisha menduar reagimin,

por kurre te tille-kriminal.

Cmoj pafund opinionin e

njerezve te ditur, racionale,

mbeshtetur ne fakte,

shkruar e folur keto dite.

I kam lexuar te gjithe dhe kam heshtur,

per te degjuar edhe te tjere,

perfshire sharlatanë e sharlatane qe “antikomunizmin” e kane biznes te madh,

pa taksa e nga po bejne para shume,

interesaxhinj te vegjel, te cilet,

historine e dijen mbi te e perdorin per politiken e dites e perfitime banale,

fare banale prej saj.

Reagimin e prisja jo prej asaj qe po ulerijne-“provokim i vogel”,

“injorance e historianeve te qeverise”,

por prej faktit se ata qe u bene fashiste gjate Luftes, kolaboracioniste me fashizmin e nazizmin ne qeveri e jo vetem-xhandarmeri etj,

trashegimtare te tyre,

kurre nuk kerkuan ndjese per zgjedhjen,

aktet qe firmosen e vulosen,

krimet qe urdheruan e kryen ne Lufte;

Jane krenare per kete edhe sot!

Por pertej kesaj,

kurre nuk kisha menduar sulmin mbi

Qemal Stafen dhe heronjte si ai!

Ndaj, sot dua te them disa gjera;

E para,

#Antifashizmi ishte dhe mbetet

ne thelb te Perendimit, Evropes e Amerikes,

si reagim popullor e me arme atekohe,

si projekt politik bashkimi ne Evrope se pari, fill pas betejes me fashizmin dhe

per ta crrenjosur perfundimisht;

Ndaj sot, BE e SHBA jane rreptesisht te ndjeshem kunder ekstremizmit, urrejtjes, diskriminimit, rracizmit, nacionalizmit, sovranizmit e populizmit qe mbeshtet ne to,

neofashizmit e neonazizmit qe rikthehet fshehur nen to.

Ne jemi si antifashiste ne Evrope;

kjo u vendos 80 vite te shkuara me lufte,

nga ata heronj-gra e burra, vajza e djem dhe, sot, detyrimi yne eshte

te ndertojme funksionale e te qendrueshme, shoqerine e lire, te hapur,

demokratike e tolerante, perfshirese,

te drejte e te barabarte!

E dyta,

nuk ka asnje lapsus apo asnje provokim ne listen e heronjve, portretet e te cileve

jane tashme ne #BulevardineNderit;

Aty jane 99 heronj te Luftes-85 heronj te popullit, 14 deshmore;

93 prej tyre te rene ne Lufte,

nuk i shpallem te tille ne, as qeveria,

rane ne beteje kunder fashizmit;

6 pjesmarres ne Lufte, partizane,

por te rene pas saj;

Baba Faja Martaneshi, Rexhe Deliu,

Fejzi Micolli, Memo Nexhip Bejko,

Ndrec Ndue Gjoka, Nuri Luci-jane.

E treta,

kurre, jo nga pushteti i detyres qe mbaj,

por si qytetar, kurre nuk do te guxoja per

te negociuar, rene dakord me cilindo qe kurre nuk e pranoi Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,

e pa, e pane dhe gjykuan Luften,

gjithnje nga pozitat e fashizmit,

per nje liste heronjsh (sic therritet).

Heronjte i shpalli lufta, kerkush tjeter.

E katerta,

po rikthehem edhe nje here tek

sulmi i padobishem nga pikpamja e ngjarjes (nisur nga interesat personale i vlefshem, natyrisht, per cdo sulmues),

mbi 6 heronjte e deshmoret

e rene pas Luftes;

Cili e kundershton Baba Faja Martaneshin?

Ka ndonje te marre qe thote se ai nuk ka luftuar, nuk ka qene partizan?

Kleriku i shquar zgjodhi lirine e Atdheut bashke me lirine e besimit, te njeriut ne te!

Cili e kundershton Fejzi Micollin,

plagosur, masakruar e vrare ne janar 1945?

Flisni tani e bejeni hapur,

te kuptojme ne c’ane jeni;

Thuajeni kush e vrau!

Ndajeni mendjen,

ose dilini per zot ish komandantit te xhandarmerise ne Shkoder nen qeverine kuinslige ngritur nga pushtuesit naziste,

ose heshtni!

Nese i dilni per zot,

duhet ti dilni per zot me te gjitha

e per te gjitha,

perfshire aktin e ndyre, kurre shqiptar te dorezimit tek nazistet prej tij,

te 10 oficereve te aviacionit amerikan,

te perfshire ne operacione ne rajon e Shqiperi ne korrik 1944.

Bejeni! Dilini zot hapur!

Po me Ndrec Ndue Gjoken cfare keni?

Cfare kundershtoni tek ai?

Po e vertete eshte,

luftoi kunder pushtuesve dhe

u vra pas clirimit duke ndalur perkohesisht nje perpjekje fisnike per te hapur

shkolla shqipe ne Mirditen e tij.

Jeni me vrasesit e tij? Thuajeni hapur!

Memo Nexhip Bejko eshte i katerti ne rradhe;

Partizan edhe ai ne Lufte, nuk ra ne te,

por u vra ne kufi me Greqine,

ne mbrojtje te territorit shqiptar nga

forcat e nje qeverie te erret greke,

periudha me e veshtire e fqinjit tone

nen ate qeveri.

Jeni kunder tij?

Thuajeni hapur, me ke jeni ne rastin e tij;

E di qe fashizmi kudo qe ishte e eshte

si rregjim, ju terhiqte e ju terheq shume.

Rexhe Deliu dhe Nuri Luci (20 vjec ne Lufte e 27 vjec kur u vra) jane dy te fundit;

Edhe ketyre ju keni fshire, bere zero kontributin ne Lufte,

si partizane e drejtues ne te.

I kam lexuar argumentat,

urrejtjen posacerisht per njerin nder ta;

Para se te filloni nga e para

a i pergjigjeni dot nje pyetjeje:

Kush i vrau?

Nuk kane vdekur natyralisht.

I kane vrare!

Ju i njihni vrasesit, thuajini e diljuni

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll