Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Akuzat për Agim KAJMAKUN, Prokuroria pranon kërkesën e PD-së për nisjen e hetimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

3ae51fa6cd1e24e6df0af6285c254939

Prokuroria pranoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për nisjen e hetimeve dhe verfikimin e të dhënave personale të kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku.

Pas daljes për mediat të këshilltarit ligjor të PD-së Çlirim Gjata, i cili akuzoi kryeministrin Rama se po mbron në mënyrë të paligjshme Kajmakun, për të cilin pretendojnë se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke ndryshuar identitetin nga Agim Kajmaku në Jorgo Toro, partia më e madhe opozitare i ka dërguar kërkesë zyrtare organit të akuzës për nisjen e menjëhershme të hetimeve për Agim Kajmakun.

PD këmbëngul se nga krahasimi i  të dhënave të paraqitura nga kreu i Bashkisë së Vorë në formularin e dekriminalizimit, i cili thotë se ka jetuar prej 5 vitesh në Greqi me emër tjetër me informacionet e sistemit TIMS, se nuk ka udhëtuar asnjëherë në shtetin helen prej 12 vitesh, ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës së tij, ndaj duhet t’i nënshtrohet procedurave ligjore.

Më shumë

spot_img