Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Akuzat penale ndaj tij, reagon Donald Trump: Hetimi një gjueti shtrigash, kërkojnë të më pengojnë nga kandidimi

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur përndjekje politike padinë ndaj tij nga prokurori i Manhattan, Alvin Bragg. N

Ai tha demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Ai ka akuzuar gjithashtu prokurorin e Manhattan si person të fimancuar e zgjedhur me ndihmën e George Soros.

Në fund Trump shkruan se demokratët radikalë dhe presdenti Biden do dështojnë me këtë ‘gjueti shtrigash’ ndaj tij dhe se amerikanët e ai vetë do kalojnë me sukses çështjen në fjalë e më pas do fitojnë zgjedhjet e vitit 2024.

Deklarata e plotë e Trump:

Ky është përndjekje politike dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori.

Që nga koha para se të betohesha si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Demokratët e Majtë Radikalë, armiqtë e burrave dhe grave punëtorë të këtij vendi janë angazhuar në një gjueti shtrigash për të shkatërruar lëvizjen ‘Ta bëjmë Amerikën të Madhe Sërish’.

Ju e mbani mend atë ashtu si unë, në fillim ishte Rusia, më pas Ukraina. Më pas çështja e fajësimit dhe  bastisja e paligjshme dhe antikushtetuese e Mar-a-Lago; dhe tani kjo.

Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur nga fiksimi i tyre për të ‘rrëzuar Trump’, por tani ata kanë bërë atë që nuk pritej duke paditur një person krejtësisht të pafajshëm.

Kurrë më parë në historinë e kombit tonë nuk është parë një gjë e tillë. Demokratët kanë mashtruar shumë herë gjatë dekadave, duke përfshirë spiunimin e fushatës sime, ndërkohë që përdorin si armë sistemin tonë të drejtësisë për të ndëshkuar një kundërshtar politik, i cili rastësisht është President i Shteteve të Bashkuara dhe deri tani kandidati kryesor republikan për President, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Prokurori i Manhattan DA Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp.

Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që pushtoi qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden, duke injoruar vrasjet, vjedhjet dhe sulmet ku ai duhet të përqendrohet. Kështu e kalon kohën Bragg.

Besoj se Joe Biden do dështojë me këtë gjueti shtrigash. Populli amerikan e kupton saktësisht se çfarë po bëjnë këtu Demokratët e Majtë Radikalë.

Të gjithë mund ta shohin atë. Kështu që Lëvizja jonë dhe Partia jonë,  e bashkuar dhe e forte,  së pari do mposhtin Alvin Bragg dhe pastaj ne do të mposhtim Joe Biden dhe do të largojmë nga zyra të gjithë këta demokratë mashtrues, në mënyrë që ta ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!


Më shumë