Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon organizata për të drejtat e njeriut: Hap pozitiv për drejtësinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b2c3dc4be91fa9b20c2983757c24f71

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

HRW ka thënë se aktakuza kundër Thaçit, dhe ish udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënon përparim të drejtësisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë dhe pas luftës në Kosovë 1998-1999.

“Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada”, tha Lotte Leicht, drejtore për Bashkimin Evropian (BE) në Human Rights Watch.

Zyrtarja e HRW, shtoi se aktakuza shënon një hap përpara drejt mësimit të së vërtetës për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre për krimet e kryera kundër tyre. “Kjo gjithashtu vë në kujtesë se drejtësia mund të arrijë edhe tek ata që shiheshin të paaritshëm prej saj”, tha Leicht.

Ndërkaq shtoi se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img