Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Balla: Kërkoj që Kuvendi të mbajë qëndrim institucional

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29d1f0a294a80fd8f3db4dea9414451e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës kundrejt presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si përgjegjës për afërsisht të 100 vrasjeve.

Balla kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, ndërsa pak më vonë do të flasë edhe kryeministri Edi Rama.

“Hashim Thaçin e kam njohur dhe e njoh personalisht. Ndër ta shëndrit kujtimi i Adem Jasharit. Ne si Kuvend, padyshim komisioni i politikës së jashtme duhet të kemi një qëndrim tonin institucional. Mazhoranca jonë do ta ketë një qëndrim të qartë për këtë çështje.

Kuvendi të merret me çështje serioze. Fjalët e urrjejtes të parafolësve nuk bëjnë nder”, tha Balla.

Sakaq Balla ka folur edhe për javën Çame, ku thekosi se kjo qeveri e ka ngritur me dinjitet çështjen.

“Dua ti them faleminderit Edlirës, Nimetit.. Faleminderit për atë që përfaqësoni. Shumë mirë këtë javë ia keni kujtuar genocidit të papranueshëm të popullsisë Çame, por smund tja mohoni kësaj qeverie e kryeministrit se nuk ka pasur deri në 2013 asnjë kryeministër që të ketë ngritur me dinjitet çështjen çame në bisedime bilaterale.

E kemi ngritur vazhdojmë ta ngremë dhe është pjesë e diskutimeve tona. PS është krenare që ka brenda grupit të vetë një pjesë të madhe të komunitetit çam”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img