Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat ndaj SPAK, Spartak Braho i bën thirrje Ramës: Mbylle gojën! Kjo është lajthitje e madhe

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat ndaj SPAK, Spartak Braho i bën thirrje Ramës: Mbylle

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka komentuar akuzat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai u shpreh se SPAK duhet të punojë i pavarur dhe pa presione, teksa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mbyllë gojën, pasi akuzat që ka bërë janë një lajthitje e madhe që nuk thuhen në mbledhje partie.

“I dëgjova deklaratat e Krajës. Ka bërë edhe sot një deklaratë që i ka paraprirë asaj të disa dite që thotë sulmet ndaj SPAK-ut janë politike. Këtë gjë përsëriti edhe sot. SPAK-u është një institucion i posaçëm i ngritur si rezultat i Reformës në Drejtësi. Edhe me udhëzimet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve reforma vijoi.

Një rast, të gjithë deputetët kemi takuar ambasadorin Lu dhe meraku i tij ishte që të punonim me seriozitet sepse Shqipëria e ka të domosdoshme të ndryshojë sistemin e drejtësisë. Ka meritë përtej socialistëve. Ka meritën Fatmir Xhafaj që e drejtoi mirë këtë reformë. Unë gjykoj që vettingu që ishte i domosdoshëm duhet të kishte filluar nga poshtë. Ajo çoi në një pezullim të mjaft strukturave të prokurorisë, gjykatave, u krijuan disa pengesa. Kjo reformë u sabotua nga Berisha. Rol negativ luajti edhe Presidenti i Republikës. Në pjesën e emërimeve. U mor me Ardian Dvoranin. Duhen larg duart nga SPAK-u.

Ajo është pushtet në vete. A ka dëgjuar kryeministri që SPAK-u të merret me të? Jo. Kështu që i bëj thirrje edhe njëherë kryeministrit, mbylle gojën, e mos jep asnjë sugjerim, asnjë këshillë. SPAK-u e di punën. Ato janë organe të pavarura. Po nuk patën privatësi absolute, i dëmton kur të duash. Kjo nuk thuhen në mbledhje partie. Është lajthitje e madhe”, tha Braho në News24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.