Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Akuzat ndaj Metës, botuesi zbardh të vërtetën e pronës te Presidenca: Toka e shtetit u falsifikua që në 1995, u shit tre herë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Botuesi Endri Meksi ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media ku presidenti Ilir Meta akuzohet se është përfshirë në një afere me pronarët e pallatit që u ndërtua ngjitur me godinën e presidencës.

Sipas botuesit, historia ka nisur shumë kohë më parë, para se Ilir Meta të merrte postin e Presidentit dhe të shkonte në presidencë.

Përmes një shkrimi Meksi sqaron se prona është falsifikuar që në 1995 bdhe më pas është shitur tre herë.

Postimi i plotë:

cfare te ben interesi 😁😁😁

sot u botua rresht ky lajmi qe duket sikur ne thelb godet Presidentin Meta…te pakten kete qellim kane keta qe shkruajne e kopjojne…

historia te ai pallat, objekt i gjyqit te artikullit, eshte shume me komplekse e daton qe ne 1995…dhe do ngelet per t’u treguar njehere tjeter e plote…

por sa per sot, disa detaje:

1. aty u dha leje nga Bashkia Tirane ne nje toke prone shtet me letra fallco per pronaret aktuale…Bashkia ishte ne dijeni sepse me pare ne 2014 ishte pale me banoret e zones rrethuese ne nje gjyq administrativ ku dhe u shpreh dhe pro te drejtave te banoreve…me vone Bashkia nderroi qendrim…

2. prona u fallcifikua si fillim ne 1995; pastaj u shit 3 here…dhe heren e fundit pronaret bleres jane Elton Bodinaku, Dajlan Avdia dhe Ador Erebara nder te tjere

3. Elton Bodinaku eshte nje element i njohur nga Policia e Shtetit  por ndoshta publiku e njeh si personi qe mbeti i plagosur ne ngjarjen e Elbasanit ne prill 2021…

4. Dajlan Avdia eshte ndertues i disa pallateve me zhurme ne Tirane, ne vecanti i atyre kullave pas Bashkise se Tiranes…

5. Ador Erebara eshte biznesmen i njohur ne Tirane per ish-kafen Grand ne Bllok, sot Cioccolattini…

6. Pasi blene nje prone me letra fallco, keta arriten te marrin lejen, per te cilen vazhdojne disa gjyqe (civile, administrative, kushtetuese e se shpejti ne GJEDNJ)

Gjate vitit 2015 problematikat e kesaj prone perfunduan mbi 10 here ne Komisariatin nr.2 Tirane derisa u transferua ne Malesi te Madhe titullari i Komisariatit dhe ceshtja mori zgjidhje…

Ne Prokurorine e Tiranes mungon te pakten 1 kallxim i bere ne ambientet e ketij Komisariati diku nga 24-26 qershori 2015…ishte delikat keshtu qe duhej zhdukur…

I kthehemi ceshtjes se Presidentit Meta.

Po, eshte e vertete cfare thote artikulli origjinal. Pas nje momenti qe u duk sikur Presidenca e kishte seriozisht padine qe u be (sepse cenonte sigurine e godinese duke qene qe leja i shkoi m’u ne themel) ceshtja u la pas dore…

Perse i takon tjeter kujt ta thote…

P.S. Gjate fazes se ndertimit pati dhe nje aksident me nje punetor te plagosur. As me kete rast Policia e Shtetit nuk gjeti kohe te merrej…

Më shumë


spot_img









spot_img