Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Akuzat ndaj Martin Camajt si spiun i huaj, Rama shpërthen ndaj Auron Tares: Shkurtabiqë të pashërueshëm që emrin s’do ua mbajnë mend as nipërit e mbesat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08d76189b724b4ad03a73e72cc347486

Kryeministri Edi Rama nga tryeza e mbledhur në Pallatin e Brigadave nuk i ka kursyer akuzat dhe kritikat për interpretimin e dosjes së Martin Camajt.

Ai është shprehur se këta pseudo-studiuesë që hedhin helm mbi Martin Camajn janë veç disa shkurtabiqë që zhduken dhe emrat nuk do ua kujtojnë as nipërit dhe mbesat e tyre, pa përmendur emra, por duke iu referuar atij që nisi gjithë këtë “zhurmë” të madhe, Auron Tares.

Rama shprehet se Martin Camaj është trungu dhe ashtu do të mbetet, ndërsa falenderon Autoritetin e Dosjeve për punën e mirë që kanë bërë, duke u thënë se kjo do u shtojë kredencialet për të shkuar në parajsë.

“Nga hapja e dosjes së parë, për Musine Kokalarin janë disa mijëra që janë hapur në tre vjet. Sikur kjo të ishte bërë më parë dhe hapja me kaq kujdes. Në kuptimin profesional, jo për të fshehur gjë. Dhe me kaq kohezion nga Autoriteti. Atëherë imagjinoni sa shumë njerëz do kishin shpëtuar nga post-mortum do të kishin shpërtuar nga hijet e persekutimit, ose si ndodhi ndaj Martin Camajt, në formën e akuzës. Diktatura hapi plagë të thellë, moshapja e dosjeve lejoi infektimin e shumë prej këtyrë plagëve. Transparenca lehtëson organizmin dhe krijon një raport të ri shumë të vërtetë. Më vjen mirë që Martin Camaj, falë jush sot arrin një ngadhënim të fundit.

Shpresoj të fundit se djajtë e këtij vendi, qoftë i fundit se nuk i dihet. Është një ngadhënim që i bën nder shoqërisë tonë. Se për Martin Camajn puna është më e thjeshtë. Helmi na afekton ne. Ndërsa veprat e tyre studiuesëve, mos të ma marrin për keq studiuesin që janë këtu flas për ata që botojnë libra me sponsorat që iu përmenda, do bien si gjethe. Do ikin. Emrin e tyre s’do ta mbajë mend askush. Nuk e di nëse do t’ua mbajnë mend edhe mbesat dhe nipërit. Një falenderim të veçantë dhe po e mbyll me një fjalë të Camajt që besoj i shkon më së miri punës që keni bërë për të, sepse e keni ndihmuar që të mos jetë si “moti i ligë”. Që do të thotë se të tjerët e bënë si moti i ligë dhe ai nuk ishte këtu që të përgjigjej, megjithëse më mirë që nuk ishte këtu. Ju e bëtë dhe respekte. Kjo që keni bërë do iu shërbejë kur të paraqisni kredencialet për të shkuar në parajsë”, tha Rama ndër të tjera.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/J7LjnZY1E-E” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img