Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzat ndaj Kryemadhit, SPAK ka në dorë një celular me biseda të rëndësishme

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat ndaj Kryemadhit, SPAK ka në dorë një celular me biseda

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me akuzat e SPAK për Monika Kryemadhin dhe hetimet e nisura ndaj Kreut të PL, Ilir Meta.

Lala ka thënë se ndaj çiftit Ilit Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapur në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA si dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala e ftuar “Breaking” ka zbuluar një provë e cila është gjetur në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi ku ndodhen biseda të rëndësishme.

“Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH  dhe prokurorët e çështjes.” – ka thënë Klodiana Lala.

Ajo shtoi se këto biseda konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit dhe se po shkojnë në institucione të ndryshme dhe se  po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje.

Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CCEZ DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët”, - tha Klodiana Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese