Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzat e Zaganit, prokuroria pushon çështjen: Mungojnë elementet e veprës penale

Shkruar nga Newsbomb

Pas dy muajsh hetime për deklaratat e ish – oficerit të policisë, Dritan Zagani, të bërë në media, Prokuroria e Fierit ka vendosur të pushojë çështjen. Tv Klan ka siguruar vendimin e prokurores Englantina Shehu, e cila në një material prej 22 faqesh argumenton të gjitha provat dhe faktet e konstatuara në kuadër të procedimit. Sipas prokurorisë, pretendimi Zaganit se shtetasi A.D., nuk është hetuar rezulton i pavërtetë.

Prokuroria shprehet se vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili me një shkresë të datës 25.10.2013 i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të përgjojë 4 numrat celularë të cilat i përkasin shtetasit A.D., dhe një shtetaseje nga Vlora.

Nga kqyrja e sistemit “MEMEKX” ka rezultuar se asnjë nga informacionet të hedhura në këtë sistem nga Dritan Zagani nuk përmendet shtetasi A.D., dhe veprimataria kriminale. Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se nga adresa e Zaganit në TIMS, nuk është kërkuar dhe nuk është parë asnjëhere informacion për automjetin me targë AA003GB. Ky fakt hedh poshtë pretendimin e Zaganit se ka kërkuar në sistemin TIMS për makinën që ishte në pronësi të ministrit të Brendshëm.

Nga ana e prokurorisë është identifikuar burimi i Zaganit, i cili i pyetur lidhur me të dhënat e paraqitura në media nga ish-shefi i antidrogës, ka deklaruar se pretendimet në intervistat publike të Zaganit nuk janë të vërteta. Ai ka shtuar se nuk njeh asnjë trafikant dhe askush nuk e ka kërcënuar me tabulate telefonike të shtetasit Dritan Zagani.

Arrihet në konkluzionin se në rastin konkret mungojnë elementet e veprës penale, zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të parashikuara nga neni 295/a i Kodit Penal ndaj Zaganit. Gjithashtu në analizimin e rrethanave të tjera të kallëzuara publikisht në media nga Zagani rezulton se këto të fundit nuk parashikojnë elemente të ndonjë vepre penale të parashikuar legjislacioni material penal, ndërsa në një pjesë të tyre fakti nuk ekziston. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu