Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Akuzat e Tatimeve, reagon “Birra Tirana”: Rast i paprecedentë dhe tendencioz! Kemi paraqitur kallëzim penal për punonjësit e DPT-së që kanë shkelur ligjin (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej disa ditësh Drejtoria e përgjithshme Tatimeve dhe shoqërisë “Birra Tirana” janë përfshirë në deklarata akuzash dhe kundërakuza për shkelje dhe evazion fiskal.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Birra Tiranës”, ku në një deklaratë për media e konsideron publikimin e njoftimit të Tatimeve për shkeljet e kompanisë në fjalë si “të paprecedentë” dhe “të paligjshëm”. Birra Tirana thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë me asnjë kompani më parë, pasi ndalohet bërja publike e të dhënave të çdo kompanie.

Shoqëria hedh poshtë akuzat e Tatimeve dhe njofton se për punonjësit e DPT-së “të cilët kanë vepruar në shkelje të rëndë të ligjit”, është bërë kallëzim penal.

REAGIMI I PLOTË I BIRRA TIRANA:

Shoqëria “Birra Tirana” sha., duke marrë shkas nga një “Njoftim per Media” publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më datë 10.08.2022 në faqen e internetit të DPTsë, si dhe në rrjetet sociale të DPT-së, njoftim, të cilin e publikuan edhe disa media, dëshiron të sqarojë të gjitha palët e interesuara dhe publikun se:

Njoftimi i DPT-së është në vetvete një shkelje e rëndë dhe flagrante e ligjit dhe publikimi i çdo të dhëne financiare i pasqyruar në njoftim nuk duhet të ndodhte në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye. Ky publikim është individual për një shoqëri tregtare me të dhëna konficenciale, çka është një shkelje e rëndë penale dhe administrative e ligjit. Lidhur me këtë shkelje shoqëria “Birra Tirana” sha, ka ndërmarrë hapat ligjore përkatëse për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.

Na lejoni t’Ju informojmë se ky është një rast i pa precedentë, një publikim i kësaj natyre nga DPT-ja nuk ka ndodhur asnjëherë, për asnjë subjekt tregtar dhe në asnjë rrethanë. Madje edhe kur vetë Ministria e Financës flet në Parlamentin Shqiptar për rastin e faktuar të 500 kompanive/subjekteve që kanë bërë evazion fiskal, nuk përmend në asnjë rrethanë emrat e subjekteve tregtarë apo të dhëna financiare sikundërse bëri DPT-ja me shoqërinë “Birra Tirana” sha.

Ky publikim i të dhënave të shoqërisë ‘Birra Tirana” sha. është në shkelje të rëndë të ligjit, me qëllime dashakeqe, për të diskretituar emrin e mirë që ka shoqëria “Birra Tirana” sha në treg dhe mbi të gjitha me qëllim të qartë presioni shtetëror. Ky publikim i paligjshëm dhe flagrant tregon haptazi qëndrimin sulmues dhe synimin e penalizimit, dëmtimit dhe luftës së hapur që DPT-ja ka filluar prej disa kohësh ndaj shoqërisë “Birra Tirana” sha.

Lidhur me pretendimet e DPT-së për shkelje tatimore, shmangie të detyrimeve tatimore etj., siç aludohet në njoftimin për media, sqarojmë se qëndrimi dhe sjellja e DPT prej kohësh ka qënë tendencioze, e qëllimshme dhe synimi i këtij institucioni qartësisht ka qenë penalizimi me çdo kusht i shoqërisë “Birra Tirana” sha. Kjo tendencë dhe veprimtari e paligjshme e DPTsë është një sulm direkt ndaj njërit prej aksionerëve të shoqërisë “Birra Tirana” sha., aksioner i cili, ndër të tjera, ushtron veprimtari në fushën e medias. Ka qenë qëllimi fillestar i DPT-së që të ushtrojë presion indirekt ndaj Medias me synimin e vetëm që të pengojë misionin e Medias për pasqyrimin e lajmeve të plota, të vërteta dhe pa u cënuar nga cdo forcë politike dhe ekonomike.

DPT-ja dhe drejtuesit e saj prej kohësh kanë filluar presionin ndaj shoqërisë “Birra Tirana” sha duke përdorur njësitë e tyre kontrolluese në cdo hallkë dhe proces dhe duke kërcënuar shoqërinë me gjoba totalisht në shkelje të ligjit.

Lidhur me kontrollin e referuar “Janar-Prill 2022” sqarojmë se shoqëria “Birra Tirana” sha, po ndjek të gjitha hapat ligjore për ankimimin e masave administrative absurde dhe në shkelje të plotë të ligjit si dhe ka paraqitur kallëzim penal ndaj punonjësve të DPT-së për shkeljet e tyre flagrante dhe nuk do të rreshtë deri në vënien e përsonave përgjegjës para përgjegjësisë ligjore. Sqarojmë se me datë 4 Gusht 2022 nga shoqëria “Birra Tirana” sha është bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për punonjësit e DPT-së të cilët kanë vepruar në shkelje të rëndë të ligjit ndaj shoqërisë “Birra Tirana” sha. Ka qenë ky veprim ligjor i shoqërisë “Birra Tirana” sha që i ka bërë drejtuesit dhe punonjësit e DPT-së të veprojnë me urgjencë dhe të bëjnë kallëzim penal ndaj “Birra Tirana” sha duke e reklamuar edhe publikisht këtë veprim.

Veprimet dhe sjellja e paligjshme e strukturave drejtuese dhe punonjësve të mirë instruktuar madje edhe “të detyruar” nga DPT-ja, kanë një synim të qartë: Të dëmtojnë shoqërinë “Birra Tirana” sha, të cënojnë veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë dhe njëkohësisht të dëmtojnë imazhin e kësaj shoqërie në publik. DPT-ja po kryen çdo veprim të mundshëm dhe të paligjshëm për të dëmtuar shoqërinë. Ky dëm është shumë i konsiderueshëm dhe DPT-ja do të jetë përgjegjëse ligjërisht për veprimet e saj arbitrare.

Etja e DPT-së për zbulim të ndonjë elementi të paligjshëm në veprimtarinë normale tregtare të shoqërisë “Birra Tirana” sha, ka arritur deri aty sa përveç kontrolleve tendencioze, arrogancës dhe dhunës shtetërore, për ditë e ditë të tëra ka vendosur organe policore në derën e “Birra Tirana” sha, çka tregon qartësisht qëllimet e DPT-së për shkatërrimin tregtar të shoqërisë dhe emrit të mirë të shoqërisë “Birra Tirana” sha.

Shoqëria Birra Tirana edhe pse ka kaluar situata të vështira ekonomike për shkak të pandemisë, edhe pse është dëmtuar ekonomikisht si pasojë e një zjarri të ndodhur në ambientet e shoqërisë, sërish ka vijuar veprimtarinë e saj normale dhe në përputhje me ligjin.

Gjatë këtyre krizave shoqëria “Birra Tirana” sha, nuk ka pasur asnjë ndihmë dhe as një lehtësim nga organet shtetërore, madje përkundrazi ka pasur sulme, presione dhe gjoba duke shtuar efektet negative.

Shoqëria “Birra Tirana” sha është një shoqëri historike, rrënjët e së cilës datojnë që në vitet 1960, është një shoqëri që ka kaluar shumë rrethana historike, rregjime qeverisëse dhe krerë institucionesh shtetërore. Qëllimi i vetëm i “Birra Tirana” sha ka qenë dhe do të jetë për shumë e shumë vite ofrimi i Birrës me cilësinë dhe standartet më të larta në treg duke respektuar që në gjenezë parimet ligjore, qofshin këto të shtetit të së drejtës ose jo.

“Birra Tirana” sha do të vijojë aktivitetin e saj tregtar, pavarësisht vështirësive dhe sulmeve të njëpasnjëshme të DPT-së, të cilat janë duke marrë përgjigjen e merituar nga institucionet e pavarura të Shqipërisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img