Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat e Ramës për Zërin e Amerikës, Vasili: Qytetarë hapni sytë, kjo qeveri nuk njeh ligjin

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja Socialiste për Integrim e përfaqësuar nga kreu i grupit parlametar Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me akuzat e  kryeministrit Rama për Zërin e Amerikës.

Vasili shprehet se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.

Ai i bën thirrje qytetarëve të hapin sytë, pasi kjo qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit.

‘Kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe Zërit të Amerikës që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje. Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.

Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë’,tha Vasili.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu