Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat e Ramës për pengimin e reformës në drejtësi, përgjigjet Meta: Njerëzit nga shëndetësia që ka afruar të kenë kujdes për shëndetin mendor të tij

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një konferencë për mediat në Fier, ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai u pyet për akuzat e kryeministrit Edi Ramës, se nëse ata do të vijnë në pushtet do të pengojnë reformën në drejtësi.

Meta u përgjigj duke hedhur pretendime mbi gjendjen mendore të Ramës. Sipas tij, njerëzit nga shëndetësia që ka afruar duhet të kenë kujdes për gjendjen shëndetësore të tij.

"Po çfarë mund të presim ne nga një njeri që u thotë shqiptarëve këtu më keni mua deri në 2030. Nëse e duron i deri në 25 prill duroni edhe pak. E qartë që kemi të bëjmë me një person me probleme të mëdha mendore.

Gëzohem që ka afruar edhe njerëz nga shëndetësia dhe ata të kenë kujdes për gjendjen e tij shëndetësore",- tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.